Debat me qytetarë në kuadër të projektit të OSBE-së.
Fillimisht debati u zhvillua në Sllatinë të Madhe ku prezentë ishin një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve. Ata shprehën pikëpamjet e tyre rreth procesit të vendimmarrjes dhe çështjes së informimit. Të pranishmit dolën edhe me kërkesa të ndryshme në veçanti ishte kërkesa për tubime më të shpeshta nëpër mjedise të ndryshme.
Për rëndësinë e këtyre tubimeve dhe për procesin e vendimmarrjes dhe të informimit folën Ismet Lepaja nga OSCE dhe Ali Topalli nga Komuna.
Debatet do të mbahen në 8 fshatra dhe në qytetin e Fushë-Kosovës.