Fillimisht kryetari Berisha priti në zyrën e ti në një takim pune zonjën Kusari-Lila, e cila u informua për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës dhe në veçanti fokusimi ishte në kompleksin arkeologjik Kalaja e Harilaçit. Nga ana e saj ministrja Kusari-Lila u nda shumë e kënaqur sa i përket punëve që po zhvillohen në këtë kala dhe premtoi se shumë shpejt do ta realizoi edhe një vizitë.
Pas këtij takimi kryetari Berisha dhe ministrja Kusari-Lila, përuruan Qendrën e Regjistrimit të Biznesit “One Stop Shop”, me të cilën qendër arrin numri 26 në gjithë Kosovën. Ishte vlerësim i Kryetarit Berisha dhe ministres Kusari-Lila se këto qendra janë jashtëzakonisht të dobishme për shërbimet më efikase që mund t’i kenë bizneset sa u përket procedurave administrative të regjistrimit.