Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, në skenën e hapur të qytetit (përballë ndërtesës së komunës) me datë 22/11/2012 (e enjte) në ora 11:00 do të mbahet një program i pasur festiv ku para qytetarëve do të performojnë grupe dhe këngëtarë të njohur të skenës.
Pritet që përveç shumë qytetarëve në këtë manifestim të marrin pjesë edhe udhëheqës komunal si dhe përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë të gjitha përgatitjet që ky program festiv të jetë sa më i pëlqyer për të gjithë shikuesit, andaj edhe i bënë thirrje qytetarëve që mos ta lëshojnë këtë rast sepse programi kulturo-argëtues është mjaft i pasur.