Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësues të kompanisë prestigjioze për inxhinieri, AECOM, dhe kompanisë për arkitekturë, Weston Williamson Partners nga Anglia, të cilët bashkë me zyrtarët e The Ideas Partnership vizituan Komunën tonë.
Takimi kishte për qëllim shprehjen e mirënjohjes për Komunën tonë, e cila mundëson bashkimin e forcave për ndërtimin e qendrës së mësimit dhe komunitetit në Fushë-Kosovë, e cila do të jetë në shërbim të komuniteteve pakicë Rom, Ashkali, Egjiptian e Boshnjak por edhe komuniteteve tjera.
Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për realizimin e këtij projekti dhe u shpreh shumë i lumtur dhe i gatshëm për bashkëpunim me stafin e The Ideas Partnership, AECOM dhe Weston Williamson Partners për këtë projekt.