Në telegramin ngushëllues të kryetarit Burim Berisha thuhet:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e bacës Adem.
Baca Adem, do të kujtohet përherë për sakrificën e pashembullt si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm, për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut. Vepra e tij do të jetojë përherë!
I qoftë i lehtë dheu i tokës, për të cilën s’kurseu asnjëherë asgjë!