Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore te Drejtorit te Drejtorise se Arsimit Hartimin dhe zbatimin e politikave komunale në fushën e arsimit. Menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punës së çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në komunë. Sigurimin e zbatimit të ligjeve, udhëzimeve administrative dhe vendimeve të MASHTI-t. Planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të Drejtorisë së Arsimit. Emërimin dhe mbikëqyrjen e drejtorëve të institucioneve arsimore, sipas procedurave ligjore. Organizimin e konkurseve për rekrutimin e personelit arsimor dhe administrativ. Bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, drejtorët e shkollave, Këshillat e Prindërve dhe institucionet e tjera. Mbikëqyrjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkolla. Planifikimin e investimeve në infrastrukturën shkollore, mirëmbajtjen dhe pajisjen e objekteve arsimore. Organizimin e aktiviteteve edukative, kulturore dhe sportive për nxënësit. Përgatitjen e raporteve periodike për punën e Drejtorisë dhe paraqitjen e tyre para Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal. Ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët në fushën e arsimit dhe trajtimin e kërkesave e ankesave të tyre.