Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës lajmërojnë hapjen e
konkursit për Raundin XVI të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët
e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për
Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 9 shkurt 2026 deri të hënën, 9 mars 2026 në
ora 17:00. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj 37 bursa të plota.