Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Her Future, njoftojmë të gjitha vajzat dhe gratë e moshës 18–35 vjeç që kanë një ide biznesi se është hapur thirrja për aplikim në fazën e parë të Skemës së Granteve “E Ardhmja e Saj”.
Përmes kësaj skeme, përfitueset do të kenë mundësi të përfitojnë:
Trajnime intensive për zhvillimin e biznesit;
Mentorim dhe konsulencë profesionale;
Set pajisjesh për fillimin e aktivitetit të tyre biznesor.
Afati për shprehje të interesit: 3–10 korrik 2026
E-mail: info@projectherfuture.com
Për më shumë informata dhe detajet e plota të procesit të aplikimit, vizitoni:
Linkun e aplikimit mund ta gjeni edhe në bio të profilit.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me ASB South East Europe, Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung (BMZ), PREDA Plus Foundation, WEntrepreneur Kosova dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.